Deklarata e thjeshtuar – Tatimet: Mbi 3500 subjekte kanë bërë dorëzimin brenda afatit ligjor
Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se për sa i përket deklaratës së thjeshtuar mbi tatimin e vlerës së shtuar, rreth 13,509 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, e dorëzuan atë pranë Administratës Tatimore brenda afatit ligjor dhe pa asnjë penalitet.
Sipas DPT, kjo shifër përbën rreth 95% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi për tatimpaguesit e vegjël, të cilët kishin detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në për muajin dhjetor.
Administrata Tatimore, njofton se në mënyrë të vazhdueshme ka ofruar asistencë për subjektet e biznesit të vogël për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.
Nëpërmjet njoftimit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tha se inkurajon tatimpaguesit për përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.