Deklarimi i të ardhurave personale, qeveria akt normativ që ‘amniston’ deklaruesit. Por ka një kusht

Qeveria shqiptare ka miratuar një dispozitë kalimtare në ligjin për deklarimin e të ardhurave personale, duke shtyrë afatin e deklarimit të të ardhurave personale.
Afati i ri është me 30 qershor. Në ligj, të gjithe ata që kanë detyrimin e plotësimit të deklaratës së të ardhurave tatimore, duhej ta bënin këtë deri me 30 prill.
Akti ligjor parashikon edhe faljen e gjobave për rastet kur plotësimi i deklaratës ka pasaktësi. Megjithatë, akti specifikon se falja bëhet më kushtin e vetëm që dorëzimi i deklaratës vjetore të të ardhurave dhe pagesa e detyrimit të kryhet deri me 30 qershor 2021.
“Përjashtimisht nga parashikimet e neneve 13 dhe 13/6, të këtij ligji, dorëzimi i deklaratës vjetore individuale të të ardhurave të vitit 2020 në administratën tatimore dhe pagesa e detyrimit, nëse rezulton, bëhet jo më vonë se data 30 qershor 2021.
Sanksionet administrative që mund të aplikohen në bazë të nenit 13/9 falen, me kusht që dorëzimi i deklaratës dhe pagesa e detyrimit të kryhen deri në datën 30 qershor 2021” përcaktohet në vendim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.