Dekreti për zgjedhjet, i detyrueshëm – Meta: Po mbajmë shënim institucionet që nuk e zbatojnë. Parlamenti, jo legjitim

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përsëritur të premten se Dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit është në fuqi dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar. Ai tha se Institucioni i Presidentit po mban shënim të gjitha ato institucione që refuzojnë ta zbatojnë duke shkelur kështu ligjin.
Më tej, Meta deklaroi se sa më parë të jetë e mundur do të dekretojë datën e re të zgjedhjeve vendore. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi vetëm ato sigurojnë çeljen e shpejtë të negociatave.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.