Publikohet sezoni i fundit i “House of Cards” – Mungon Kevin Spacey

Çdo gjë që nis e ka një fund. Tashmë serialit aq shumë të pëlqyer dhe të diskutuar në mbarë botën i erdhi fundi. Sot do të dalë në Netflix sezoni i 6 dhe i fundit i “House of Cards” pa prezencën e aktorit aq të pëlqyer të gjithëve në serial Kevin Spacey, i cili njihej për rolin e veprat e një politikani të paskrupullt (Frank Underwood).
Netflix dhe prodhuesit MRC vepruan sa më shpejt të ishte e mundur për të mbyllur punën në sezonin gjashtë dhe premtuan se Spacey nuk do kishte më të bënte me “House of Cards”. Mungesa e Spacey-t në sezonin e fundit shpjegohet me vdekjen e karakterit të tij. Kujtojmë se arsyeja e largimit të Spacey vjen si pasojë akuzave të ngritura ndaj tij për abuzim, duke sjellë si pasojë jo vetëm zhgënjimin e mijëra ndjekësve fanatikë të serialit por edhe një humbje prej 39 milionë dollarësh të Netflix.
Sipas CNN, gjithë vëmendja këtë sezon do të jetë tek Claire Underwood (Robin Wright), e veja e Underwood që do të bëhet presidentja e Shteteve të Bashkuara. Traileri tregon Robin Wright, (Claire) duke qëndruar pranë varrit të Frank Underwood dhe duke thënë disa fjalë pa emocione. “Unë do po të them këtë Francis” – thotë ajo. “Kur të më varrosin mua nuk do të jetë në oborrin tim, dhe kur të më japin respektet e tyre, do të duhet të presin në radhë”.
Duket sikur i gjithë sezoni është përkushtuar për të lartësuar figurën e femrës.Gjithashtu sezoni i fundit do të jetë më i shkurtër se ato të mëparshmit: vetëm tetë episode, ose pesë. Veçanërisht është i rëndësishëm sepse kthen klimën e konfuzionit të madh që ka shoqëruar ngjarjen.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.