Del udhëzimi/ Kur do të nisë numërimi i votave për kandidatët

Pas procesit të numerimit të votave për partitë që përcaktojnë ndarjen e mandateve për partitë dhe përcaktojnë fituesin, një proces i dytë i numërimit të votave pritet të nisë nesër (e mërkurre) në orën 09:00, ai i numërimit të votave për kandidatët. Disa njësi e kanë nisur tashmë numërimin për kandidatët, por zyrtarisht do të nisë në të gjitha qendrat e numërimit ditën e neesërme.
Ky proces do të përcaktojë një pjesë të deputetëve të parlamentit të ardhshëm. Sipas sistemit të votimit në këto zgjedhje, veç parties, votuesit mund të zgjidhnin edhe kandidatin sipas një numri që i ishte caktuar.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.