Delet franceze përfundojnë një turne në Paris duke vizituar të gjithë qytetin

Qyteti i Parisit ka mikpritur prurjet e kullotave të deleve nga fshatrat. Dele franceze kanë përfunduar një turne në Paris këtë muaj, duke kullotur në parqet publike në të gjithë qytetin.
Projekti u organizua nga kolektivi i “Barinjëve Urban”, për të inkurajuar qytetet të rishikojnë ndarjet urbane dhe rurale dhe të integrojnë më shumë kafshë të fermave në jetën e përditshme.
Barinjtë shëtitën 25 dele rreth 34 qyteteve për 22 ditë, duke i dhënë fund udhëtimit në brigjet e lumit Seine në Paris.
Pamja e deleve ofron një lehtësim të mirëpritur nga blloqet e kullave dhe trafiku kaotik që janë tipike të Parisit, duke i lejuar kalimtarët të jenë në një vend më të qetë, të paktën në mendjen e tyre.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.