Dëm në buxhetin e shtetit – KLSH Kallëzon 4 drejtorë të bashkisë Roskovec
Kontrolli i Lartë të Shtetit, pas përfundimit të kontrollit të auditimit në bashkinë Roskovec ka konstatuar shkelje dhe parregullsi për të cilat ka bërë edhe kallëzimet penale përkatëse.
Këto shkelje u gjenden në fushën e prokurimit publik, në hartimin e kritereve për pjesëmarrjen, në procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave ekonomike, duke vepruar me dy standarde vlerësimi duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën e 2,380,746 lekëve.
Gjithashtu, veprimet e kryera kanë pasur një efekt negative në Buxhetin e Shtetit të cilat arrijnë vlerën e 4,047,807 lekë.
KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkinë Roskovec masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 293 milion lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.