Dëmet nga aksidentet rrugore – Rregullorja e re, sigurimet do dëmshpërblejnë rrogat e të dëmtuarve
Nga 1 korriku, kompanitë e sigurimit do të marrin përsipër shlyerjen e pagës të personave që humbasin aftësinë për punë për shkak të aksidenteve rrugore. Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në rregulloren për trajtimin e personave që mbeten të dëmtuar në aksidente rrugore.
Në nenin 30 të kësaj rregulloreje shtohen pikat 9 dhe 10, që përcaktojnë se dëmi moral dhe ekzistencial nga dëmtime të tjera konsiderohet dëmi i ardhur nga humbja e përkohshme e aftësisë për punë. Humbja e përkohshme e aftësisë për punë përcaktohet nga raportet mjekësore për një periudhë deri 6-muaj, ndërkohë që vlera e dëmit moral dhe ekzistencial që përfiton personi i dëmtuar, do të llogaritet në përpjesëtim të drejtë me periudhën e humbjes së aftësisë për punë.
Sipas legjislacionit në fuqi, dëmin moral dhe dëmin ekzistencial nga vdekja, paaftësia e pjesshme e përhershme apo paaftësia totale e përhershme e përfitojnë personi i dëmtuar ose familjarët e tij.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.