“Demilitarizohen” aerodromet e Shqipërisë! Pas Vlorës, edhe ai i Korçës i hiqet Ministrisë së Mbrojtjes
Pas aerodromit të Vlorës, qeveria ka ndryshuar përgjegjësinë e administrimit edhe të aerodromit të Korçës. Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare parashikon kalimin në pronësi nga ministria e Mbrojtjes te Bashkia e Korçës e aerodromit.
Në ceremoninë e hapjes së tenderit ndrëkombëtar për ndërtimin dhe operimin e aeroportit të ri në Vlorës,ministrja Balluku tha se janë në projekt tre aeroporte. Kjo,sipas ministres, do të ndikojë jo vetëm në turizëm por edhe në uljen e çmimit të biletave të fluturimeve ajrore në Shqipëri.
Në fakt,ekziston një studim fizibiliteti për ndërtimin e një aeroporti në Korçë. Investimi është përllogaritur 25 milionë euro dhe synon ofrimin e shërbimeve për avionët e vegjël turistikë dhe për linjat low cost.
Në vitet 1924-1944, Korça kishte një aeroport që përdorej kryesisht për transportin e brendshëm ajror por që siguronte edhe fluturime direkte me Italinë, si rrjedhje e prezencës së lartë të punëtorëve nga Italia që ishin në ato vite në Shqipëri në sektorin e prodhimit të naftës dhe mineraleve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.