Dëmshpërblimi për Zharrëzën, Peleshi: Vlerësim dhe kompensim 100% për të dëmtuarit
Qeveria vendos që të dëmshpërblejë banorët e Zharrëzës në masën 100 për qind për shtëpitë e dëmtuara. Në një dalje për median nga kryeministra zv.kryeministri Niko Peleshi ka bërë ne dije se për dëmet e shkaktuara nga kompania e naftës do të ngrihen grupet e vlerësuesve në terren, të cilët brenda një afati 30 ditorë duhet që të vlerësojnë të gjitha dëmet e shkaktuara.
Qeveria ka vendosur gjithashtu që kompania e naftës të ndalojë përgjithmonë trajtimin e ujit gëlqeror.
Këto masa pritet që t’ju vijnë në ndihmë banorëve të njësive ku kanë ndodhur shpërthimet e vazhdueshme nga kompania e naftës, pas ankesave e protestave të vazhdueshme prej tyre.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.