Dëmtime masive në shtyllat elektrike në rajonin e Korçës – OSHEE informon mbi situatën aktuale të zonës

OSHEE njofton se grupet e avarisë së OSSH rajoni Korçë ndodhen në terren dhe kanë konstatuar se janë dëmtuar 6 shtylla druri dhe 8 shtylla betoni TM si dhe janë këputur përcjellës dhe izolatorë.
Sipas informacionit të publikuar megjithëse punonjësit e OSSH janë në gatishmëri me mjetet e duhura për zëvendësimin e dëmit, terreni i vështirë malor dhe reshjet e borës mbi 40 cm kanë sjellë dhe vonesë në riparimin e avarive dhe rikthimin në kohë sa më të shpejtë të energjisë elektrike.
OSHEE informon se aktualisht grupet e avarisë së OSSH, rajoni Korçë, kanë riparuar avarinë në fiderin 6M të NST Mollas Ersekë ku nga stuhia e erës dhe reshjet e borës u dëmtuan 6 shtylla druri dhe 8 shtylla betoni TM si dhe u këputën përcjellës dhe izolatorë.
Tashmë energjia elektrike është rikthyer në fshatin Panarit, Selenicë Pishë të Ersekës, rajoni Korçë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.