Dëmtohen 12 mijë agrobiznese, Halilaj: Rimbursimi 6% prek vetëm niptet fiskale
Rreth 12 mijë agrobiznese do të mbajnë “mbi shpatulla” faturën e uljes së masës së rimbursimit të TVSH-së në 6 për qind, e cila përkthehet direkt në një shtesë takse prej 14 për qind.
Ndërsa shoqata e agrobizneseve kërkojnë rishikimin e këtij vendimi të marrë në fund vit, edhe Ministria e Bujqësisë i bashkohet një pjese të këtyre kërkesave.
Lidhur me përjashtimin nga TVSH për inputet bujqësore, një masë që u mor paralelisht me rimbursimin, zv.Ministri i Bujqësisë, Ilir Halilaj bën me dije për SCAN se infrastruktura është gati për aplikimin në Janar.
Pak ditë më parë, Drejtori Ekzekutiv i Industrisë Ushqimore Shqiptare, Alban Zusi kërkoi që të rishihet me urgjencë ndryshimi mbi masën e rimbursimin pasi dëmton ndjeshëm fermerët të cilët do detyrohen ti shesin më lirë produktet, deformon skemën e TVSH-së dhe jep pasoja të menjëhershme në rritjen e importit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.