Denaj apel bizneseve: 734 subjekte kanë aplikuar për Garancinë Sovrane, keni kohë deri më 20 qershor
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka publikuar njoftimin se po vazhdon turi i komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin në vend. Sipas njoftimit në biznesin përfitues të “Garancisë Sovrane 1” janë përfshirë 1, 008 punonjës.
Sipas Denaj 734 biznese kanë aplikuar për një vlerë kreditimi në 7 miliardë e 945 milion për “Garancinë Sovrane 1” deri në datë 15 Qershor dhe janë aprovuar 491 aplikime.
Ndërkohë me shtyrjen e afatit deri më 20 qershor ministrja u bën thirrje subjekteve të nxitojnë në aplikimet e tyre në ditët në vazhdim.
🟢 Laç – Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, vazhdon turin e komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin. Në biznesin përfitues të "Garancisë Sovrane 1" për 1, 008 punonjës. ✅ 734 biznese kanë aplikuar për një vlerë kreditimi në 7 miliardë e 945 milion për "Garancinë Sovrane 1" deri në datë 15 Qershor dhe janë aprovuar 491 aplikime.
Posted by Edi Rama on Wednesday, June 17, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.