Denaj: Deri në datë 1 Janar 2022 nuk do të aplikohen penalitete nga zbatimi i ligjit të Fiskalizimit

Ministrja e Financave Anila Denaj bën me dije se deri në datë 1 Janar 2022 nuk do të aplikohen penalitete, që rrjedhin nga zbatimi i ligjit të Fiskalizimit.
“Qasja jonë ndaj biznesit do të jetë edukuese dhe këshilluese, me qëllim rritjen e efektivitetit të procesit, zbatimin sa më të lehtë dhe raportimin në kohë reale”, shkruan Denaj.
Sipas njoftimit që prej 1 Korrikut 2021 ky proces përfshiu tatimpaguesit, që kryejnë transaksione pa para në dorë ndërmjet tyre, ndërsa në 1 Shtator 2021 do të përfundojë edhe për tatimpaguesit që kryejnë veprime me klientë me para në dorë. LINK
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.