Denaj vazhdon turin e takimeve në Elbasan: “Fiskalizimi formalizon biznesin, të dhënat transmetohen në kohë reale”
Procesi i Fiskalizimit do t’i shërbejë bizneseve, formalizimit, leximit më të mirë të të dhënave, si dhe Administratës Tatimore për të përpunuar të dhëna në kohë reale.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, si dhe Prefekti i Elbasanit Klevis Xhoxhi zhvilluan në qytetin e Elbasanit, një tryezë konsultimi me përfaqësues të shoqatave të biznesit për procesin e Fiskalizmit që ka nisur që më 1 janar.
Gjatë këtij takimi, ministrja Denaj shprehu rëndësinë që ka reforma e Fiskalizimit, e cila synon zvogëlimin e evazionit fiskal në transaksionet me dhe pa para në dorë. Në procesin e Fiskalizimit, të gjitha transaksionet (faturat) raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore.
Sipas saj, të tri këto marrëdhënie janë pjesë e reformës së fiskalizimit, por meqenëse është një reformë e cila do kohën e saj për t’u kuptuar dhe adaptuar, do të bëhet në disa faza.
Ndërsa Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Ibrahimaj, shpjegoi anën teknike të funksionimit të këtij procesi, ku vetëm për janarin sipas saj, procesi i fiskalizimit filloi në rreth 1.200 ente publike dhe 7.600 tatimpagues.
Ministrja Denaj dhe kreu i Tatimeve, Ibrahimaj po zhvillojnë një tur takimesh në të gjitha qytetet kryesore të vendit, me shoqatat e bizneseve me përfaqësuesit e tyre me qëllim që të kuptojnë problematikat që mund të kenë bizneset apo barrierat që mund të kenë bizneset për procesin e fiskalizimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.