Denoncimet e qytetarëve në Durrës – Policia vendos 43 masa administrative për shkelje të ndryshme
Durrës, denoncimet e qytetarëve – Policia vendos 43 masa administrative për shkelje të ndryshme
Policia Shtetit ka njoftuar së 72 orët e fundit në qarkun Durrës janë vendosur 43 masa administrative nga ana e Policisë Rrugore sipas raportimeve në “Komisariatin Dixhital”.
Gjithashtu janë marrë 29 masa nga raportimet në numrin pa pagesë 112, si dhe 14 masa nga denoncimet në adresën zyrtare të Policisë së Shtetit në Instagram, për shkelje të ndryshme, si parkime të gabuara, parakalime të gabuara, shkelje semafori apo për përdorim të sistemeve shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese.
Sipas njoftimit Policia Rrugore e qarkut Durrës ka reaguar në kohë dhe me paanshmëri duke ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.