Deputetët pa pushime fundviti/ Vendimi: Seanca edhe pas Krishtlindjeve. Arsyeja
Ndryshe nga vitet e mëparshme, Kuvendi do të zhvillojë punime edhe pas festës së Krishtlindjeve. Vendimi është marrë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku u miratua Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për vitin 2020 dhe kalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 21-25 dhjetor 2020.
Referuar njoftimit zyrtar, në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Plani i Veprimit që shyrtojmë sot është një dokument shumë i rëndësishëm sepse përmban gjetjet, rekomandimet, sfidat dhe masat konkrete për përshpejtimin e procesit të integrimit europian.”
Me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, mbledhja vendosi që sesioni aktual i kësaj legjislature do të jetë i hapur edhe pas Festës së Krishtlindjeve, me qëllim që të shqyrtoje e miratojë akte ligjore, të cilat mund të jenë emergjente.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.