Dërgesat e Tesla arrijnë në 25 mijë në tremujorin e parë, përpara se të hyjë në treg modeli 3
Prodhuesi i makinave elektrike, Tesla, ka shënuar një rekord në dërgesat e tremujorit të parë, ndërkohë që kreu ekzekutiv Elon Musk përgatitet të fillojë prodhimin e Modelit 3 në Korrik.
Kompania ka dërguar mbi 25 mijë automjete në tre muajt e parë të këtij viti. Kjo shifër erdhi sipër vlerësimeve të analistëve dhe pritet të përmbushë objektivin e Tesla për 50 mijë makina në gjysmën e parë të vitit.
Raporti është i pari për këtë vit, ku makinave Tesla do ti shtohet Modeli 3 me një çmim më të ulët dhe volum më të madh, çka do të bëjë modelet ekzistues më ekskluzivë.
Investitorët kanë shtuar në vlerë tregu kompaninë me rreth 30% këtë vit prej pritshmërive të Modelit të ri. Tesla raportoi se ka dërguar 13,450 makina të modelit S kategoria sedan dhe 11,550 të modelit X SUV.
Modeli 3 pritet të vijë me një çmim prej 35 mijë dollarësh, që do të përbëjë makinën më të lirë Tesla. Vlera e treg e kompanisë qëndron në 278 dollarë për aksion.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.