Deri në vitin 2025 gjysma e autobusëve publikë në të gjithë botën do të jenë elektrikë

Numri i përgjithshëm i autobusëve elektrikë që do të jenë në shërbim të publikut do të trefishohet deri në vitin 2025.
Sipas një raporti të ri të publikuar nga Bloomberg New Energy Finance (BNEF). Në vitin 2017, në shërbim ishin 386,000 autobusë elektrikë.
Ndërkohë, raporti i BNEF parashikon se numri do të shkojë në rreth 1.2 milion në shtatë vitet e ardhshme, dmth, rreth 47 për qind e flotës globale të autobusëve komunalë do të konkurrojnë me energji elektrike.
Kina pritet të dominojë këtë rritje. Sipas Aleksandra O’Donovan, autore e studimit dhe analiste e BNEF: “Kina do ta udhëheqë këtë treg, për shkak të mbështetjes së fortë vendase dhe objektivave agresive në nivel qyteti”. Analiza e saj përfundon në atë ku thuhet se autobusët e Kinës do të përbëjnë 99 për qind të autobusëve të fuqishëm të botës për sa i përket energjisë.
Por kjo nuk është një prirje unike vetëm për Kinën. Qyteti i New Yorkut po punon gjithashtu për të future në sistem më shumë autobusë tërësisht elektrikë.
Autoriteti i Transportit Metropolitan (MTA) publikoi informacionin në fillim të vitit që aktualisht është duke u testuar një flotë prej 10 autobusësh elektrikë për të ndihmuar modernizimin e flotës masive të qytetit.
Sipas një raporti të vitit 2016 nga Judah Aber në Universitetin e Kolumbias, kalimi i të gjithë flotës së autobusave MTA në autobusët elektrikë do të rezultojë në një reduktim vjetor prej 575,000 tonë emetimesh të dioksidit të karbonit brenda qytetit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.