Derregullimi në biznes, Broqi: Do lehtësohen procedurat për 20 leje dhe licenca
Reforma e deregullimit tashmë do të përfshijë shumë sektorë, ku lehtësimi në marrjen e dokumenteve do jetë si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.
Drejtori juridik pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, Flogers Broqi, u shpreh në një intervistë për TV SCAN, se gjatë muajve të ardhshëm pritet të reduktohen pranë kësaj qëndre mjaft procedura, kryesisht në fushën e lejeve dhe licencave.
Sipas tij, së shpejti do të kalojnë në vetëdeklarim afro 20 leje dhe licenca në fusha të ndryshme.
“Vetëm për 111 licencat që po trajtohen nga QKB, tani më, ne kemi bërë gati dhe projekt-aktet nënligjore dhe ligjore për eliminimin e 10 licencave. Në fushat e mjedisit, për ekspertët mjedisorë, për ekspertët e hidrokarbureve. Ndërkohë mund të jenë dy ose tre licenca edhe në fushën e mbrojtjes, e policisë private. Jemi në fazën e diskutimeve, propozimeve që edhe këto ti kthejmë në licenca vetëm në QKB, më vetëdeklarim, që janë 3- ose 4 licenca të tjera, dhe ja ku u bënë 14. Por fokusi jonë është, mbase si hapi i parë, që të realizojmë nga 111, të mund të eliminojmë fare ose ti bëjmë me deklarim apo vetëdeklarim diku te 20 ose 25 licenca”.
Aktualisht, nga QKB janë dhënë dhe janë aktive 1732 licenca të miratuara. Vetëm për muajin janar të këtij viti ka patur rreth 400 aplikime, nga të cilat janë miratuar 112.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.