Dëshironi të jeni një arbitër në futbollin shqiptar? Ja ku mund të plotësoni formularin për Akademinë e Arbitrimit

Pas nismës më të re të FSHF-së në lidhje me Akademinë e Arbitrimit në Shqipëri, si prioritet kryesor për këtë vit, të gjithë aplikantët dhe të interesuarit për t’u riregjistruar në këtë shkollë kanë tashmë gati formularin e aplikimit online, në faqen e FSHF-së.
“Të gjithë të rinjtë dhe të rejat që kërkojnë të jenë pjesë e Shkollës së Arbitrimit, projekt tashmë në hapat e saj nga FSHF, si dhe kanë dëshirën të jenë arbitra të ardhshëm në futbollin shqiptar të plotësojnë që sot të dhënat e formularit online në secilin aneks, dhe më pas ato do të grumbullohen nga sektori përkatës i cili në vazhdim do të bëjë edhe komunikimet e mëtejshme zyrtare për startin e procesit trajnues, teorik dhe praktik në Akademi. Tashmë formulari është online dhe çdokush mund ta plotësojë”, thuhet në njoftim.
Përpos kësaj, FSHF dhe Zyra e Marrëdhënieve me Publikun kanë nisur një tur promovimi për Akademinë e Arbitrimit në mbarë vendin me të rinj dhe të reja që duan t’i bashkëngjiten klasës arbitrale dhe kërkojnë një të ardhme të tyre për të dhënë drejtësi në fushë.
“Kriteret për të qenë pjesë e grupit të arbitrave janë tashmë të publikuara në një kohë që të gjithë janë të ftuar ti bashkëngjiten këtij projekti ambicioz të Federatës për të pasur një shkollë më vete për Arbitrimin në futboll”. Për t’u regjistruar në këtë akademi klikoni këtu
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.