Dëshironi t’i kaloni pushimet tuaja në Turqi? – Hidhini një sy këtij vendi
Ölü Deniz është një nga mrekullitë e natyrës ku deti dhe qielli duket sikur bëhen njësh.
Ky vend ndodhet në jug-perëndim të bregut të Turqisë dhe mund të arrihet më lehtë nga aeroporti “Dalaman”.
Ky plazhi i shtrirë në një lagunë blu tepër të njohur për hijet e ngjyrave blu dhe akuamarinë është një nga plazhet më të fotografuara në botë.
Laguna është një rezervë natyrore e mbrojtur pasi është një zonë me bukuri madhështore.
Nëse po planifikoni pushime familjare, kjo lagunë është ideale pasi ofron ujëra të qetë dhe të cekët të përshtatshme për fëmijët.
Ölü deniz njihet gjerësisht si destinacioni kryesor i plazhit të Turqisë dhe, jo çuditërisht, zona përreth është aq e zhvilluar për sa i përket akomodimit.
Baret dhe restorantet janë të thjeshta për t’u gjetur, dhe një pjesë e madhe e tyre ofrojnë kuzhinë të mirëfilltë “Turke”, kështu që do të keni mundësinë të provoni ushqimet e shijshme për të cilat Turqia njihet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.