Dështimi, pjesë e rrugës së suksesit

Çdo sipërmarrës i suksesshëm e ka përjetuar të paktën një herë dështimin. Dështimet e të gjitha madhësive ofrojnë një përfitim të vlefshëm, ato ndihmojnë në zhvillimin e një mentaliteti sipërmarrjeje i cili ju jep mundësinë të vazhdoni përpara.
Është e lehtë të shikoni dështimin si një të metë personale, por është më e shëndetshme të konsideroni dështimin si pjesë të rrugëtimit të sipërmarrjes. Këtu janë disa arsye se pse dështimi mund t’ju ndihmojë të bëheni të suksesshëm në biznes.
Dështimi iu ndodh të gjithëve
Ju do të dështoni në një pikë, ky është realiteti i sipërmarrjes. Nëse kaloni jetën duke menduar se nuk do të dështoni, atëherë do të tronditeni dy herë më shumë kur dështimi të ndodhë.
Nëse e dini se dështimi mund të fshihet në çdo qoshe, ju mund të reagoni më shpejtë dhe të bëni rregullimet e nevojshme për të zgjidhur problemin.
Dështimi është një mundësi për të mësuar
Dështimi mund të na mësojë shumë. Gjithçka pas dështimit është një mësim, zgjedhjet që keni bërë në atë kohë, arsyet prapa vendimeve tuaja dhe kështu me radhë. Nëse keni mentalitetin e duhur, ju mund të analizoni dështimin dhe të mësoni nga ai.
‘’Ka dy përgjigje ndaj dështimit’’, thotë John Foy, avokati dhe themeluesi i John Foy & Associates.
‘’Ju mund të mbyteni ose të rriteni. Ajo që e ndan një sipërmarrës të mirë nga një mediokër është cilën mundësi zgjedh. Ju ose mund të dekurajoheni dhe të dorëzoheni ose të pranoni dështimin dhe të mësoni nga ai’’.
Tejkalimi i sfidave i jep shtysë forcës
Nëse filloni ta shihni dështimin si një sfidë në vend të një mete personale do të ishte shumë më e dobishme për sipërmarrësit gjatë rrugëtimit të tyre.
Çdo dështim që hasni është një pengesë që duhet ta kaloni, edhe sipërmarrësit e suksesshëm kalojnë shumë prej tyre deri sa të arrijnë suksesin.
Kur nuk frikësoheni më nga dështimi, keni më pak pengesa nga realizimi i ëndrrave dhe qëllimeve tuaja. Nëse haseni me situata të frikshme çdo ditë, do ta eliminoni më shpejtë frikën nga procesi juaj i mendimeve, dhe në këtë formë do të jeni më shpejtë në gjendje të shkoni pas qëllimeve tuaja me 100 për qind fokus.
Një shembull i mirë i një kompanie e cila gati dështoi por u kthye edhe më e fuqishme në fund është Apple dhe vendimi i saj për të përjashtuar Steve Jobs në vitin 1985. Ka disa debate që thonë se largimi i Jobs shkaktoi dobësimin e shitjeve për dhjetë vitet e ardhshme, por askush nuk mund ta mohojë se kur ata e kthyen atë 12 vite më vonë, shitjet u përmirësuan.
Tani, disa vite më vonë, falë kreativitetit dhe marketingut të Jobs, Apple është një emër i njohur dhe marka ka produktet teknologjike më të kërkuara në botë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.