Destabiliteti, efekte edhe në ekonomi- Guvernatori Sejko: Ndikon negativisht në ecurinë e reformave
Destabiliteti politik ndikon negativisht në ekonomi. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka komentuar situatën në të cilën ndodhet aktualisht vendi, duke bërë apel për stabilitet si mënyra e vetme për vijimin e reformave ekonomike.
“Natyrisht që çdo krizë politike, çdo destabilizim politik do të kishte efektet e saj edhe në ekonomi. Ne si Bankë Qendrore sigurisht që jemi të interesuar dhe bëjmë thirrje që të ketë gjithmonë stabilitet politik në mënyrë që ekonomia, reformat dhe prosperiteti i të gjithë parashikimeve tona për një rritje ekonomike të vazhdojë në mënyrë të suksesshme” tha Guvernatori.
Së fundmi vendi është përfshirë nga protesta të opozitës, ndërsa një ditë më parë deputetët opozitarë kanë firmosur dorëzimin e mandateve për të mos përfaqësuar më vullnetin e qytetarëve në Parlament.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.