Destinacionet me fluturimet më të lira dhe më të shtrenjta
Ditën e enjte, Kiwi.com publikoi indeksin e çmimit të aviacionit duke treguar se si shpenzimet e fluturimit grumbullohen në vende të ndryshme të botës.
Kiwi.com analizoi kostot e më shumë se 1 milion fluturimeve nga 80 vende për të përcaktuar se cilat destinacione ofrojnë fluturimet më të lira dhe më të shtrenjta vendase dhe ndërkombëtare.
Malajzia rezultoi më e lira, me një kosto mesatare fluturimi prej 4.18 dollarë për 100 kilometra. Në bazë të linjave low-cost të fluturimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Bullgari është renditur e dyta e më pas vjen India, Turqia dhe Rumania.
Për sa i përket fluturimeve më të shtrenjta si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, Belgjika kishte mesataren më të shtrenjtë për fluturimet, me 54.63 dollarë për 100 kilometra por Kili dhe Katari mbanin rekord ku kostoja e fluturimeve me shërbim të plotë shkonte 152.01 dollarë për Kilin dhe 102,32 dollarë për Katarin.
Por kur bëhej fjalë vetëm për fluturimet ndërkombëtare me shërbim të plotë Holanda kishte koston mesatare më të lartë me 43.24 dollarë e ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe me 49.13 dollarë.
Për fluturimet brenda shtetit, Kiëi.com pa shpenzimet mesatare të fluturimeve nga kryeqyteti drejt 5 qyteteve të mëdha brenda vendit.
Ndërkohë që kostot ndërkombëtare u bazuan në fluturimet nga të gjitha aeroportet ndërkombëtare brenda vendit deri në pesë aeroporte të tjera ndërkombëtare.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.