Detajet e programit, Rama iu përgjigjet deputetëve për Planin Kombëtar të Investimeve në rrugë, largimet nga administrata, pagat e mjekëve e punësimet e reja

Seanca plenare për diskutimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave ka vijuar pasditen e së hënës.
Kryeministri Rama ka prezantuar prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe ka caktuar objektivat që pritet të realizohen në termat afatmesëm dhe ato afatgjatë.
Në fjalën e tij, kryeministri paralajmëroi një fazë të re investimesh, duke u fokusuar të infrastruktura rrugore, çka sipas tij jo vetëm do të sjellë një ndryshim në qasje ndaj investimeve, por do të ketë impakt të konsiderueshëm te punësimi.
Rama u është përgjigjur pyetjeve dhe paqartësive të deputetëve mbi ndryshimet në platformën qeverisëse dhe fushave specifike të veprimtarisë së Këshillit të Ministrave si bujqësia, arsimi, shëndetësia, etj.
Më poshtë është fjala e plotë e Kryeministrit Rama:
Rimëkëmbje tërësore e sistemit të rrugëve kombëtare. Do të ndërhyjmë në sistemin e rrugëve kombëtare me një projekt madhor që po përgatitet dhe besoj do ta sjellim edhe në këtë parlament. Ndryshimi në qasje do të jetë thelbësor dhe sektorët prioritarë do të mbështeten jo vetëm nga investimet publike të financuara nga buxheti i shtetit, por edhe përmes partneritetit publik-privat si dhe tërheqjes së investimeve të huaja nëpërmjet një sërë lehtësirash specifike për sektorët e rëndësisë së veçantë që po ashtu do ia paraqesim Kuvendit me paketën e re fiskale.
Sa përqind e PBB do të dedikohet për arsiminin, shëndetësinë dhe bujqësinë, se nuk ka qartësi nga programi si do të prioritarizohen me financime këta sektor?
Gjatë gjithë mandatit të parë kemi pasur rritje të konsiderueshme të mbështetjes për shëndetësinë në 3 për qind të PBB dhe vazhdojmë të shikojmë në drejtim të këtij sektori me bindjen që për kujdesin shëndetësor të arrijmë në 60-65 % të shpenzimeve të përgjithshme të shqiptarëve për shëndetësinë, një shifër që e gjetëm 43% në 2013 dhe të sigurojmë që asnjë familje shqiptare të mos bjerë në varfëri për shkak të shpenzimeve për kujdes shëndetësor.
Sa i përket arsimit dhe shëndetësisë të jeni të qartë për domosdoshmërinë për vazhdimin e mbështetjes prioritare ndaj mësuesve, infermierëve dhe mjekëve duke 40 për qind rritjen e pagave të tyre brenda këtij mandate që është plotësisht e realizueshme. Po punojmë për një skemë të re financimi për të nxitur mjekët specialiste që punojnë pranë spitaleve rajonale apo spitaleve bashkiake jashtë Tiranës. Është ende në diskutim po ideja është që t’i ofrojmë këtyre mjekëve specialist një pagë të përafërt me atë që mund të përfitojnë pa llogaritur taksat, nëse shkojnë të punojnë në Itali për shembul.
Bujqësia do të vijojë të mbetet një degë shumë e rëndësishme në këndvështrimin tonë. Qëllimi është që të ecim shumë më shpejt me një riorganizim tërësor dhe me fokus të posaçëm në fermat mbi 5 hektarë dhe zmadhimin e tyre të vijueshëm.
Tanimë jemi të qartë 100% e tokës bujqësore nën ujë është nëj angazhim tërësisht i arritshëm dhe brenda 2 viteve të para të mandatit do të jetë realitet. Në 4 vite sipërfaqja e tokës bujqësore të mbuluar është rritur me 110 mijë hektarë krahasuar në vitin 2013, por sigurisht që objektivi mbetet për të mbuluar 100 për qind të asaj toke që është në dispozicion dhe është faktikisht një tokë bujqësore e punueshme që kërkon ujitje.
Është bërë një llogari që do ta shpjegoj më pas duke iu përgjigjur një tjetër pyetje që ka të bëjë me sektorin e bujqësisë.
Si do të shpërndahet buxheti i arsimit sipas sektorëve dhe cila është përgjegjëse për arsimin profesional?
Nuk duhet njohuri e thjeshtë për të kuptuar se ka vetëm ministri tanimë që mund ta marrë përgjegjësinë për arsimin profesional dhe është ajo që ka përgjegjësinë për ekonominë, që ëhstë ajo e financave dhe ekonomisë që do të vazhdojë punën për ngritjen e qendrave të arsimit profesional në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe sipërmarrjen pranë secilës bashki duke vazhduar të thellojmë një proces që ka filluar të japë rezultate shumë inkurajuese.
Sa i përket asaj që thuhet në pyetje shpërndarje, por edhe në ndarje, 76.7 % shkojnë në arsimin parauniversitar, 21 % në arsimin e lartë dhe kërkim shkencor. Pjesa tjetër mbetet për sportin dhe rininë.
Premtimi juaj për mbulimin e 75 % të nevojave për ujë. Çfarë do të thotë?
Kjo do të thotë të shtrish këmbët sa ke jorganin. Padyshim nëse qeveria jonë e përbashkët do të kishte qenë më e përqësaktësoj se 75 % e nevojave nuk do të thotë se 25 % e popullsisë do ta pijnë ujin nga shtrati i lumit, por që niveli i furnizimit do të arrijë 75% në raport me 100% që është një normë optimale e vendeve të Europës.
Për familjet në nevojë cila është paketa sociale?
Programi tradicional i ndihmës ekonomike do të zëvendësohet nga programi mbështetës për riintegrim që do të kushtëzojë dhe njëkohësisht do të rrisë ndihmën financiare për familjet e varfra me përfshirjen e tyre në programe apo shërbime të ndryshme të personalizuara.
Po ashtu synojmë rritjen e aksesitr në ndërmarrjet sociale dhe në punët komunitare. Besoj ju që keni bërë pyetje e dini se kemi trefishuar ndihmën ekonomike. Është padyshim pak por është shumë më shumë se ç’ishte.
Me programin e ri që transformon qasjen ndaj familjeve në nevojë dhe e vë fokusin te riintegrimi është që në dy familje një të jetë përfituese e kësaj mbështetjeje për riintegrim dhe e përfshirë në nënprogramin “Shqipëria punon” me synimin që deri në 2025 shtrirja në kohë e këtij programi të bëhet e mundur që ¾ e familjeve të përfshihen në këtë kategori përfituesish.
Paketa e re parashikon një rritje të masës së ndihmës duke hequr tavanin 8 mijë lekë që është maksimumi sot për familje. Dhe nga ana tjetër skema sot është goxha e pastruar në raport me 4 vite më parë por kërkon rritje të mëtejshme të transparencës dhe kjo do të bëhet si rezultat i shtrirjes kapitale të programit të nisur me Bankën Botërore në të gjithë territorin.
Do të kemi një paketë të re të vlerësimit të aftësisë së kufizuar për 154 mijë invalid duke ofruar shërbime rehabilituese për ta. Dhe një nga ndryshimet e shumta është se nuk do të lemë më një hapësirë boshe për aq shumë pisllëk dhe korrupsion mes kërkesave për statusin e aftësisë së kufizuar dhe kempeve komisioneve, historive nuk e di me sa vula.
Do ta ristrukturojmë këtë proces dhe do të krijojmë lidhje të drejtpërdrejtë mes atyre që janë në nevojë për këtë status dhe spitaleve në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Po bujqësia si mund të konsiderohet prioritet kur thoni që në 4 vitet e ardhshme do të buxhetojmë 25 miliardë lekë?
Ju kujtoj se financimet e sektorëve, përfshirë në bujqësinë nuk janë vetëm nga buxheti i shtetit dhe këtu mund tju llogaris se veç angazhimit prej 225 milionë dollarësh janë tre programe mbështetje të drejtpërdrejta për bujqit me 14 milionë. Rritja është shumë e konsiderueshme dhe këtu është edhe një trashëgimi pozitive për të cilën falenderoj profesor Panaritin.
Sa projektohet të jetë minimum jetik në 4 vite të qeverisjes?
Nuk ka pasur një përllogaritje zyrtare të minimumit jetik në Shqipëri se ajo duhet të marrë për bazë disa indikatorë që lidhen me punësimin, zhvillimin ekonomik, asistencën sociale dhe mbi të gjitha duhet të marrë pjesën e fshehur të parasë që paguhet por nuk deklarohet. Dhe ne këtë e dimë shumë mirë që është fenomen me të cilin kemi marrë disa masa në letër për t’u marrë shumë seriozisht.
Sa ka impakt në buxhet qeveria eksperimentale. Sa largime nga puna?
Unë nuk e di cila është qeveria eksperimentale. Duhet të na e thotë autori dhe unë nuk mund të përgjigjem për një qeveri që s’ka lidhje me mua. Unë përgjigjem për qeverinë e Shqipërisë. Sa i përket largimeve nga puna, mos u shqetësoni. Administrata për ne është një aset. Padiskutim që pjesa e shëndetshme e adminsitartës është më e madhe se ajo e kalbur dhe padiskutim që në të gjithë rikonstruksionin tërësor të mekanizmave qeverisës do të ketë një vëmendje të posaçme për të ruajtur çdo aset me vlerë në administratën tonë, qoftë në shërbimin civil, qoftë në administratën shtetërore që funksionon me kodi pune.
Punësimi?
Për shkak të injektimit prej 1 miliard në programin për rindërtim si program komplementar me programin e buxhetit të shtetit do të kemi një rritje shumë të konsiderueshme të vendeve të punës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.