“Detyra shtëpie” për ujin – Kuvendi, rezolutë për ERRU: Kujdes kur rrisni tarifat!
Sektori i furnizimit me ujë të pijshëm vijon të mos jetë në ditët e tij më të mira, pavarësisht rekomandimeve të lëna herë pas here nga institucione të ndryshme. Për këtë arsye Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar një resolute të posaçme ku i lë disa “detyra shtëpie” Entit Rregullator të Ujit, që nga vendosja e matësve në burim , tek minimizimi i kostove dhe rritja e normës së arkëtimit.
Ndërsa kërkon të bëhet kujdes kur miratohet rritje e tarifave për ujin e pijshëm duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të konsumatorëve.
Ndërkaq, në Komision, deputetët e mazhorancës kanë kërkuar raportim më të shpeshtë të drejtueseve të ERRU, të paktën çdo katër muaj, për të parë progresin e bërë në zbatimin e detyrave të lëna.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.