Devoll, kapen grabitësit e turistëve
Pas reagimit të shpejtë të Policisë së Devollit, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve, të cilët vodhën me dhunë 200 Euro dhe 2 celularë, dy turistëve të huaj.
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- A, 19 vjeç
- P, 17 vjeç
- A, 22 vjeç
- Sh, 21 vjeç,
Të gjithë banues në Bilisht dhe në fshatin Pilur, zona Devoll, Korçë.
Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, në afërsi të qytetit të Bilishtit, dyshohet se kanë vjedhur me dhunë 200 Euro dhe 2 aparate celularë dy shtetasve të huaj.
Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.