Dhënia e lejeve të ndërtimit, Gjermeni: Udhëzimi me procedurat që duhet të ndjekin bashkitë

“Me miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, 43 nga 61 prej të cilave do të jenë gati deri në fund të vitit 2017, rritet përgjegjësia e bashkive, lidhur me procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit”.
Kështu ka shkruar në rrjetin social Facebook, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ku ka publikuar në këtë postim edhe udhëzimin me procedurat që do të ndjekin bashkitë për dhënien e lejeve të ndërtimit.
“Nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm, kemi detajuar mënyrën se si bashkitë duhet të veprojnë për dhënien e këtyre lejeve, në kuadër të zbatimit të planit vendor”, shkruan Gjermeni.
Udhëzimi është i vlefshëm edhe për bashkitë, të cilat ende nuk kanë një plan vendor por që do ta kenë ata në të ardhmen. Këtu mund të klikoni për udhëzimin e plotë.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.