“Dhërmiu” jo vetëm si destinacion turistik – Policia finalizon operacionin antidrogë!
Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin me sukses të operacionit antidrogë “Dhërmiu” në qytetin e Vlorës.
Shtetasi nga Tirana me iniciale A.K është vendosur në pranga. Policia ka sekuestruar 15 doza kokainë dhe një sasi parash të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.
Materialet e sekuestruara iu referuan Prokurorisë në ngarkim të 37 vjeçarit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.