Dhjetëra zona të kryeqytet pa energji nesër – OSHEE: Shkak, punimet në kabinat elektrike

Dhjetëra zona të kryeqytetit do të përballen ditën e mërkurë me ndërprerje energjie. Këtë e ka bërë të ditur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili ka njoftuar se abonentët do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve që po kryhen në disa kabina.
Kështu, sipas OSHEE, më konkretisht do të kufizohet energjia në këto zona dhe orare:
Ora: 9:30-14:30, pa energji: Rruga “Mahmut Xhelili”, zona midis rrugës “Don Bosko” dhe rrugës “Jordan Misja” pjesërisht
Ora: 09:00-13:00, pa energji: Rruga “Vëllezërit Hobdari”, rruga “Ibrahim Dervishi”pjesërisht
Ora: 10:30-15:00, pa energji: Zona pranë mbikalimit të Kasharit që shkon për Rinas (Biznese)
Ora: 9:00-14:00, pa energji: Rruga “Ali Visha”, rruga “Mustafa Demiri” pjesërisht
Ora: 09:00 – 15:00, pa energji: Unaza e Re pjesërisht
Ora: 09.00 .00-14.00, pa energji: Rruga e Kavajës, pranë ish-Parkut të Autobusëve pjesërisht
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.