Dhjetor i ‘bardhë’/ SHMU publikon parashikimin e motit për këtë fillim muaj

Shërbimi Meteorologjik ushtarak informon se zonat malore janë zgjuar me dëborë ku vetëm në qytetin e Peshkopisë janë shënuar 21 cm dëborë e në Korçë deri 2 cm ndërsa në zonat e larta malore kjo sasi është edhe më e lartë.
Sipas informacionit ditën e mërkurë në vend parashikohet të qarkullojnë masa ajrore të ftohta në orët e mëngjesit ndërsa moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në të dendura në orët e mbrëmjes.
SHMU bën me dije se gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të ketë prani të mjegullës e mjegullinës dhe për shkak të temperaturave të ulëta në zonat malore e përgjatë akseve rrugore do të ketë prani të akullit.
Sipas njoftimit era do të fryjë nga veriperëndimi e juglindja mesatare e përgjatë bregdetit përkohësisht e vrullshme ndërsa valëzimi do të jetë i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -4 deri 8°C
në zona e ulëta 3 deri 16°C
në zona bregdetare 4 deri 16°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.