Dhoma e Noterisë Shqiptare marrëveshje me Dhomën Federale Gjermane të Noterëve! Gjonaj: Analizë për licencimin dhe veprimtarinë
Në ambientet e ministrisë së Drejtësisë, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Dhomës Kombëtare të Noterisë Shqiptare dhe Dhomës Federale Gjermane të Noterëve. E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, si dhe përfaqësues të ambasadës Gjermane dhe noterët.
Përpara nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj u shpreh se reformimi i Noterisë, si një shërbim i lirë profesional është një ndër objektivat kryesorë të Ministrisë së Drejtësisë. “Jemi në fazën e dhënies së mendimeve për projektligjin e noterisë të konsultuar me ekspertët e Euralius dhe me Dhomën Federale Gjermane të Noterisë. Ndërkohë që një grup i posaçëm i Ministrisë është ngritur dhe po përgatit një analizë të detajuar lidhur me modelet më të mira që janë në vendet e BE, si Gjermania, Italia dhe Franca, por njëkohësisht po studion problematikën që është hasur deri tani nga shërbimi i ofruar i noterisë, që nga mënyra e organizimit, licencimi i noterëve dhe deri tek monitorimi i rregullueshmërisë së veprimtarisë së tyre”- tha Ministrja Gjonaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.