Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi, memorandum bashkëpunimi me Müsiad Balkan
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi ( ATTSO ) nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve (MÜSİAD Ballkan) në Tiranë. Gjatë ceremonisë ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë Z. Murat Ahmet Yörük. Kryetari i Bordit Z. Seyhan Pencablıgil në fjalën e tij theksoi se ky bashkëpunim do të krijojë sinergji dhe do të kontribuojë në intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike të Shqipërisë dhe Turqisë.
Ndërsa Kryetari i Müsiad Balkan Bilal Kara duke uruar që nënshkrimi i marrëveshjes të jetë i dobishëm për të dyja palët, tha se duke shqyrtuar mundësitë e biznesit në Ballkan janë duke përgatitur aktivitete në kuadër të projekteve të përbashkëta. ATTSO dhe MÜSİAD Balkan, do të vazhdojnë të mbështesin njëri tjetrin në mënyrë që të arrijnë qëllimet e përbashkëta në çështjet e zhvillimit ekonomik rajonal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.