Dhoma kalon planin e Biden prej $1.75 trilionë – Dokumenti shkon në Senat, priten negociata të tjera mes ligjvënësve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka kaluar planin e presidentit Biden, prej 1.75 trilionë dollarë, e cila synon të rrisë sigurinë sociale dhe të luftojë ndryshimin e klimës. Tashmë, dokumenti do të shkojë për miratim në Senat dhe më pas do të firmoset nga Presidenti.
Paketa e presidentit amerikan, Joe Biden, prej 1.75 trilionë dollarë, e cila synon në rrisë sigurinë sociale dhe të luftojë ndryshimin e klimës, ka kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve dhe tashmë pritet të marrë edhe miratimin e Senatit, ku ka ndasi të mëdha mes të moderuarve dhe liberalëve, të cilët ende duhet të arrijnë një marrëveshje. Dhoma e përfaqësuesve e kaloi projektligjin me 220 vota pro dhe 213 kundër, por votimi u shty për disa orë për shkak të një fjalimi të gjatë dhe plot zemërim nga kreu i republikanëve.
“Tashmë, dokumenti do të shkojë në Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe mezi pres që të kalojë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që unë ta firmos dhe të kthehet në ligj”, deklaroi presidenti Biden. Votimi erdhi pas një fjalimi të gjatë të liderit të republikanëve në Dhomë, Kevin McCarthy , i cili foli për një rekord prej 8 orë e gjysëm. Ai solli një listë me ankesa të republikanëve, disa të lidhura me projektligjin dhe disa jo. Në kontrast me McCarthy, Nancy Pelosi u shpreh se, “në mirësjellje për kolegët e mi, do të flas shkurt”.
“Nëse je nënë apo baba, apo çdo gjë tjetër, ky projektligj është për ju”, deklaroi Pelosi. Tashmë, demokratët e senatit shpresojnë të arrijnë një marrëveshje deri në fund të dhjetorit. Më pas, nëse do të ketë ndryshime, versioni i miratuar nga Senati do të shkojë për t’u firmosur nga presidenti Biden dhe menjëherë kthehet në ligj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.