Dhunë dhe pasiguri në shkolla – Shoqëria civile: Duhet më shumë buxhet dhe konsultim për programe
Shkollat tona janë të ekspozuara ndaj dhunës dhe mungesës së sigurisë. Shoqëria civile, e cila është duke hartuar një raport mbi këtë problematikë, gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit publik, ka kërkuar shtimin e buxhetit të ministrisë së Arsimit dhe konsultimin e tij, për krijimin e një plani kombëtar për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në shkolla.
Mungesa e buxhetit dhe e konsultimeve për krijimin e programeve të tilla u pranua edhe nga nënkryetarja e komisionit, Milva Ekonomi.
350 raste të dhunës nëpër shkolla janë raportuar vetëm gjatë viteve të fundit nga vetë nxënësit dhe 503 raste të tjera të lidhura me fenomenin e bulizmit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.