Diaspora “kthen sytë” nga Shqipëria – Sipërmarrësit “hedhin” në tavolinë dy projekte konkrete!

Në kushtet kur lufta Rusi-Ukrainë po lë pasoja në tregjet ndërkombëtare, diaspora shqiptare po kthen sytë e investimit nga Shqipëria.
Gjatë një tryeze të përbashkët midis Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe qeverisë, u diskutuan mundësitë për shtrirjen dhe zgjerimin e investimeve në vendin tonë. Sipërmarrësit nga diaspora kanë dy projekte konkrete për të cilat kërkojnë bashkëpunimin e qeverisë.
Anëtarët e dhomës kanë vënë theksin se mobilizimi i sipërmarrësve përmes një instrumenti financiar është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit.
Qeveria shqiptare shpeshherë ka bërë apel për sipërmarrjet që operojnë jashtë kufijve të Shqipërisë që ta shikojnë vendin tonë si mundësi për shtrirjen e investimeve të tyre.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.