“Diaspora për zhvillim” – Majko: Krijimi i fondit nxit zhvillimin social-ekonomik e kulturor
“Krijimi i fondit Shqiptar për zhvillimin e Diasporës do të nxisë zhvillimin social-ekonomik e kulturor” .
Kështu është shprehur Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko gjatë prezantimit të këtij fondi. Majko vlerësoi se është emergjente krijimi i platformave të përbashkëta të informimit për komunitetet shqiptare jashtë vendit.
Misioni i këtij fondi është sigurimi dhe shpërndarja e mjeteve financiare me qellim promovimin e Shqipërisë si një destinacion për biznes, investime, turizëm dhe arsim.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.