Dibër, tatimet takim me biznesin e madh – Në fokus, zbatimi i aksionit anti-infomalitet dhe problematikat e biznesit
Takimet e administratës tatimore vijojnë në të gjithë vendin. Kështu, DRT Dibër zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e biznesit të madh të këtij qarku. Zbatimi i aksionit anti-informalitet si dhe njohja nga afër me shqetësimet që kanë këto biznese ishin edhe dy çështjet kryesore mbi të cilat u zhvillua diskutimi.
Pasi i njohën me disa nga rezultatet e aksionit anti-informalitet, DRT Dibër kërkoi nga përfaqësuesit e bizneseve që të jenë bashkëpunues. Këto të fundit, paraqitën edhe vështirësitë që ndeshin në zinxhirin e ndërveprimit me biznesin e vogël.
Ndërkohë, gjatë takimit administrata tatimore vijoi edhe me udhëzime praktike mbi procedurat tatimore, kujtesën për të përfituar nga ligji i fshirjes së detyrimeve deri më 31 Dhjetor si dhe përdorimin e portalit qeveritar e-albania.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.