Digjitalizimi institucioneve, 100 milionë euro për sisteme infrastrukturore

Prezantohet nënshkrimi elektronik për punonjësit e sistemit të Kujdesit Parësor në Tiranë. Shëndetësisë elektronike mendohet se do të lehtësojë si punën e mjekëve ashtu edhe do të rrisë cilësinë e shërbimit për pacientët.
Ministri i Shëndetësisë dhe i Inovacionit e kanë cilësuar sistemin shëndetësor si një sistem pararojë në modernizimin përmes teknologjisë.
“Ajo që prezantojmë sot është një pjesë e të gjithë puzzle-it të shëndetësisë elektronike që duam të krijojmë. Praktikisht, duhet të kemi parasysh që kemi zbatuar, po zbatojmë dhe kemi të alokuara fonde për të zbatuar së afërmi projekte që lidhen me “e-Health”-in që janë 36 milionë euro”, deklaroi Beqaj.
Nga ana e saj, Ministrja Harito theksoi se, “Sistemi shëndetësor është një nga sistemet pararojë në modernizimin nëpërmjet teknologjisë, ju jeni të gjithë dëshmitarë për këtë, dhe mjafton të përmendim një shembull që është Karta e Shëndetit. Në këto 3 vjet kemi hedhur pothuajse 100 milionë Euro për sisteme infrastrukturore digjitale në të gjithë shtetin në nivel lokal dhe në nivel qendror”.
Modernizimi i shtetit nëpërmjet infrastrukturës digjitale deri tani ka kushtuar 100 milionë euro, për sisteme infrastrukturore në nivel lokal dhe qendror.
Entela Barjamaj/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.