Diplomohen studentët e UB – Musabelliu: Rreth 1480 profesionistë të aftë për tregun e punës

Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Bujqësisë rreth 1480 profesionistë janë të aftë për t’ju përgjigjur tregut të punës në vend. Rektori Bahri Musabelliu ka vlerësuar përpjekjet e këtyre studentëve të cilët ja dolën që në të ardhmen të ushtrojnë me përgjegjshmëri profesionin e tyre.
“Shumë më të vetëdijshëm se para 3 dhe 5 vitesh më parë për të marrë mbi vete barrën e përgjegjësive, për të shërbyer atje ku atdheu ka nevojë dhe për të analizuar detyrat tuaja në fushat për të cilat ju sot po diplomoheni. Por, mbi të gjitha për t’i shërbyer vetes dhe atdheut kudo që duhet dhe për të qenë qytetarë të përgjegjshëm në çdo fushë të jetës.”
Ndërkohë që për 15 studentë të ekselencës janë shpërndarë edhe certifikatat përkatëse. Në mbyllje të ceremonisë studentët kanë fluturuar kapelat duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të tyre atë të studimeve për të nisur një tjetër kapitull, atë të praktikimit të tyre .
Entel Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.