Disa zona në Tiranë pa ujë – Dëmtohet linja e transmetimit nga burimet e Shën Mërisë

Në disa zona në Tiranë do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm, pasi është dëmtuar një linjë e transmetimit që vjen nga Burimet e Shën Mërisë.
“Gjatë orëve të natës, si pasojë e rrëshqitjes së tokës në zonën ku kalon linja e transmetimit që vjen nga burimet e Shën Mërisë, është dëmtuar linja në një segment të saj. Kolegët janë angazhuar që në momentin e parë dhe po vijojnë të punojnë për riparimin e saj dhe rikthimin në gjendjen fillestare. Si pasojë e punimeve që kryhen, gjatë ditës së sotme do të vërehen kufizime në furnizim gjatë pjesës së parë të ditës për zonat Sauk i Ri, Sauk i Vjetër, Shkozë, Qesarakë dhe Rr. Shefqet Kuka”, thuhet në njoftimin e UKT.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.