Dita Botërore e Diabetit, çdo vit në Shqipëri diagnostikohen 4-5 mijë persona, 50 prej të cilëve fëmijë

Çdo vit në Shqipëri diagnostikohen afërsisht 4-5 mijë raste me diabet, ndërkohë që 50 prej tyre janë fëmijë. Të dhënat janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, në Ditën Botërore të Diabetit, ku ndër të tjera jepet të dhëna në lidhje me rimbursimin e barnave për personat e diagnosituar tashmë.
“Një në dy të rritur me diabet, nuk e di që vuan nga kjo sëmundje, ndërkohë që çdo vit në Shqipëri diagnostikohen afërsisht 4-5 mijë raste të reja, 50 prej të cilëve fëmijë.
Shteti financon rreth 17% të totalit të rimbursimit të barnave vetëm për sëmundjen e diabetit, e cila po rritet me ritme të shpejta edhe në vendin tonë”, thotë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Që nga 1991 Federata Ndërkombëtare e Diabetit udhëheq fushatën kundër diabetit. Këtë vit fushatat është e përqendruar në shëndetin e grave dhe tema e saj është “Gratë dhe Diabeti”.
“Në të gjithë botën, janë duke jetuar me diabeti mbi 199 milion gra dhe ky numër pritet të shkojë në 313 milion në vitin 2040. Diabeti është shkaktari i 9-të kryesor i vdekjes te gratë, duke shkaktuar 2.1 milion vdekje çdo vit”
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.