“Dita Botërore e Lirisë” – Sensibilizimi dhe mënyrat e festimit të kësaj dite

Në shumë vende të botës, liria është diçka që merret si e mirëqenë, si psh liria për të zgjedhur çdo fe që dëshirojmë, liria për të qenë në marrëdhënie me personin që duam, lira për të udhëtuar e të tjera me radhë.
Për fat të keq ekzistojnë shumë vende në botë ku këto liri nuk janë të disponueshme për shumicën e njerëzve të cilët janë të detyruar të jetojnë bosh, një jetë të papërfillshme, kështu që sundimtarët e vendeve të tyre të mos I fusin ata në burg apo edhe më keq akoma.
Nëse nuk e dini se çfarë do të thotë frika për të shprehur mendimin tuaj atëherë mund ta konsideroni veten shumë me fat që jetoni në një vend ku liria është një prioritet, si një e drejtë themelore e njeriut.
Dhe siç do gjë tjetër e mirë, dhe kjo duhet të festohet I cili është dhe qëllimi i Ditës Botërore të Lirisë.
Historia e Ditës Botërore të Lirisë
Dita Botërore e Lirisë festohet më 9 nëntor dhe është krijuar në respekt të përkujtimit të rënies së Murit të Berlinit.
Kjo ditë përkujton fundin e komunizmit në Evropën Lindore dhe Qendrore dhe u caktua në vitin 2001 nga Presidenti Xhorxh W. Bush.
U krijua për të festuar ribashkimin e të dashuruarve të cilët u ndanë nga “Perdja e hekurt” dhe ideologjitë e ndryshme dhe në fund të fundit shërben për të pranuar se vendosmëria e masave mund të ndryshojë kufijtë, të thyejë vendimet e pafavorshme dhe në fund të përcaktojë llojin e lidershipit që dëshiron të jetojë një shoqëri.
Si ta festoni Ditën Botërore të Lirisë?
Dita festohet në mënyra të ndryshme, varet se kush është duke festuar.
Në vende të ndryshme të Amerikës Fondacioni Young Amerika I nxit studentët të bëjnë projekte të ndryshme të cilat paraqesin se sa e rëndësishme është lira e njeriut dhe aktivizmi.
Ndërkohë vende të tjera është një ditë sensibilizuese ku tregohet historia e kësaj dite, si u krijua dhe sa kohë u desh për të arritur të shndërrohet në një ditë e cila mund të festohet.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.