Dita Botërore kundër virusit HIV/AIDS – Ndërgjegjësim dhe përkujtim për personat e humbur

Dita Botërore e AIDS, është caktuar në 1 dhjetor të vitit 1988. Që nga ai vit, 1 dhjetori është kthyer në një ditë të dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit për këtë virus si dhe për të përkujtuar personat që kanë humbur prej tij.
Qeveritë dhe zyrtarët e shëndetësisë, organizatat joqeveritare dhe individët në mbarë botën e respektojnë ditën, shpesh me edukimin për parandalimin dhe kontrollin e AIDS.
Dita Botërore e AIDS-it është një nga tetë fushatat zyrtare globale të shëndetit publik të shënuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
AIDS ka qenë shkaktare për humbjen e miliona njerëzve në mbarë botën dhe ndërgjegjësimi mbi këtë virus është shumë i rëndësishëm.
Gjithashtu rreth 36.7 milionë njerëz jetojnë me HIV, duke e bërë atë një nga çështjet më të rëndësishme të shëndetit publik botëror në historinë e regjistruar.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.