Dita e Brexitit – Çfarë do të ndodh pas daljes së Britanisë nga Europa
Pas dy zgjedhjeve, tre kryeministrave dhe tre viteve të luftimeve politike që kanë ndarë Britaninë e Madhe në mes, nuk ka gjasa që sërish të shtyhet dita përfundimtare e Brexitit.
31 janari do të jetë një fillim i ri për Britaninë. Nga tani e deri në 31 Dhjetor, Europa dhe Britania duhet të negociojnë për një marrëdhënie tregtare aktuale e cila do të përcaktojë marrëdhëniet e tyre në të ardhmen.
Ndërsa Presidentja e re e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen u tha eurodeputetëve se BE do të kërkojë të negociojë një marrëveshje nga ku përfitojnë shtetet e saj anëtare, kompanitë e saj dhe qytetarët e saj.
Pikat kryesore mbeten liria e lëvizjes të cilën Britania e kundërshton dhe hyrja e europianëve në ujërat britanik për peshkim por kritikët thonë që Europa ka të ngjarë të tërhiqet.
Një orë para se vendi të largohet zyrtarisht nga blloku, pritet gjithashtu të përshëndet dalja si një mundësi historike, si dhe “një moment i rinovimit dhe ndryshimit të vërtetë kombëtar”.
Ndërkohë, dhjetëra mijëra britanikë që jetojnë jashtë vendit dhe shtetas të BE-së që jetojnë në Britani mbeten të pasigurt për të ardhmen e tyre.
Britania mbetet e ndarë si kurrë më parë, pavarësisht nga lutja e Johnson para publikut këtë javë për të lëvizur nga Brexit dhe për të filluar procesin e rikuperimit. (Euronews)
SCAN
Brexit: Çfarë do të ndryshojë nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Europa dhe çfarë jo
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.