Dita e fundit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tarifë 2% – Radhë të gjata qytetarësh në sportelet e ZRPP-së

Dita e fundit për rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me një tarifë më të ulët është shoqëruar me radhë të gjata qytetarësh në sportelet e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Pajtueshme.
Edhe sot qytetarët mund të bëjnë aplikimin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tarifë 2 %, ndërkohë nga dita e nesërme për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme do të duhet të paguhet me një tarifë prej 15 %.
Aplikimi me një tarifë të ulët dhe lënia për ditën e fundit të aplikimit ka sjellë radhë dhe pritje me orë të gjata në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Shtyrja e afatit të aplikimit me tarifë 2% në procesin e rivlerësimit të pasurive u njoftua në fillim të muajit shkurt, ndërkohë më vonë ky ndryshim u miratua në një prej seancave plenare në Parlament.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.