Dita e Verës, ja segmentet që do të bllokohen – Si do të bëhet qarkullimi
Bashkia e Tiranës do të kufizojë lëvizjen e automjeteve në disa rrugë të Tiranës për t’i dhënë përparësi festës dhe aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës.
Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit njoftohet se janë marrë masat e nevojshme, ndërkohë që Bashkia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve në lidhje me kufizimin e qarkullimit në disa rrugë.
Kufizimi për disa segmente nis që nga ora 00:00 e ditës së mërkurë dhe vazhdon deri në fund të ditës, ndërkohë që ka raste kur ky kufizim vazhdon deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Këto masa do të prekin edhe linjat e transportit publik që kalojnë përmes segmenteve të caktuara.
Më poshtë lista e plotë me rrugët ku do të aplikohet kufizimi i qarkullimit:
Nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri blv. Zhan D’Ark. Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të bëhet si më poshtë:
- Në rrugën “Myslym Shyri” në kryqëzimin me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar majtas, sipas sensit të lëvizjes.
- Në blv. “Zhanë D’Ark”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
Nga ora 00:00 deri në orën 24:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri rrugën “Ismail Qemali”. Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
- Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
- Në rrugën “Ismail Qemali” me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
Nga 00:00 e datës 14 Mars deri në orën 04:00 të datës 15 Mars në segmentin e rrugëve; “Pjetër Bogdani” nga “Ibrahim Rugova” deri “Sami Frashëri”; “Brigada VIII”; “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri me rrugën “Ismail Qemali”. Për këto segmente qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
- Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt, sipas sensit të lëvizjes.
- Në rrugën “Ismail Qemali” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
Mjetet e transportit publik me itinerar në blv. “Dëshmorët e Kombit” do të devijohen në rrugët “Ibrahim Rugova”- blv. “Gjergj Fishta” – “Sami Frashëri” për të vazhduar në sheshin Willson për njërin drejtim. Për drejtimin tjetër, nga sheshi Willson – “Sami Frashëri” – blv. “Bajram Curri” – ura e Rr. “Elbasanit” për të vazhduar në rrugën “George W. Bush”.
A.H./SCAN
Programi i Ditës së Verës në Tiranë – Nga karnavalet tek shfaqjet ajrore
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.