Ditëlindja e Steve Jobs/ Cila ishte teoria e “gjeniut” të Apple për përgjegjësinë e drejtuesve
Steve Jobs priste shumë nga vetvetja. Jobs priste shumë nga të tjerët. Dhe ai patjetër që priste shumë nga njerëzit në role udhëheqëse.
Këtu keni një histori nga libri i ardhshëm i John Rossman, “Mendoni si Amazon”:
Steve Jobs u tha punonjësve një histori të shkurtër kur ata u promovuan në postet e zv / president në Apple. Jobs do t’i thoshte zëvendëseve të tij se nëse mbeturinat në zyrën e tij nuk po boshatiseshin, ai natyrisht do të kërkonte një shpjegim nga pastruesja. “Epo, brava e derës u ndryshua”, mund të përgjigjej pastruesja. “Dhe nuk mund të siguroja një çelës.”
Përgjigja e pastruese është e arsyeshme. Është një justifikim i kuptueshëm. Pastruesja nuk mund ta bëjë punën e saj pa një çelës. Si pastruese, asaj i lejohet të ketë justifikime.
“Kur jeni pastrues, arsyet kanë rëndësi,” u tha Jobs për zëvendësve tij të rinj. “Diku midis pastrueses dhe CEO-s, arsyet ndalojnë së funksionuari”.
“Me fjalë të tjera,” (vazhdoi Jobs) “kur punonjësi bëhet zv/president, ai ose ajo duhet të lirohet nga të gjitha arsyetimet për dështim. Një zv/president është përgjegjës për çdo gabim që ndodh, dhe nuk ka rëndësi se çfarë thua.”
Rossman e quan përqafimin e këtij niveli të përgjegjësisë “duke zotëruar varësitë tuaja”: Marrjen e përgjegjësisë absolute për çdo varësi të mundshme nën kontrollin tuaj.(Business Insider)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.