Ditët e para të punës suaj si një menaxher i ri – Ja mënyra se si duhet të veproni
‘’Rreziku vjen kur nuk e dini se çfarë po bëni – Warren Buffett
Pavarësisht nëse sapo e keni krijuar kompaninë tuaj të parë apo jeni të rinj në menaxhim, ju me siguri jeni të papërgatitur.
Shumica e njerëzve të cilët kanë një rol menaxhues për herë të parë kanë patur shumë pak trajnim për të mos thënë fare.
Sipas Bordit Ekzekutiv të Korporatës, 60 për qind e menaxherëve dështojnë në dy vitet e para të punës së tyre. Ndërkohë “Qendra e Lidershipit Kreativ”, e ul normën edhe më shumë duke e çuar përqindjen në 50, shifër e cila vazhdon të mbetet e papranueshme.
Duke marrë parasysh këto përqindje alarmuese dështimi për menaxherët, si të siguroheni për suksesin tuaj?
Jini të gatshëm të vraponi, jo të ecni, javën e parë të punës
Dita 1– Takohuni me mbikëqyrësin tuaj dhe përpiquni të kuptoni pritshmëritë e tij për 30 ditët e para. Si do të duket suksesi? Si do të vlerësoheni?
Kërkoni perspektivën e këtij personi për anëtarët e ekipit tuaj, për çështje si probleme të sjelljeve ose ndonjë konflikt për të cilin duhet të jeni të vetëdijshëm. Jashtë raporteve tuaja të drejtpërdrejta, kë mendon mbikëqyrësi juaj se do të jetë i rëndësishme për suksesin tuaj?
Prezantojeni veten me çdo anëtar të ekipit nëse jeni të ri dhe nuk i njihnit më parë këta njerëz, dhe caktoni takime individuale me secilin.
Nëse ky është një ekip me të cilin keni punuar si kolegë, rivendosni marrëdhëniet tuaj me çdo anëtar të ekipit.
Dita 2-Përgatituni për takimet tuaja individuale me secilin prej kolegëve. Ky takim i parë duhet të jetë i projektuar që të mësoni më shumë për raportin tuaj direkt nga perspektiva e tij si dhe për të vendosur takimet e ardhshme. Cilat janë pikat kyçe që do t’i duhet çdo punonjësi të punojë? Çfarë do të kenë nevojë ata prej jush?
Filloni të krijoni një plan 30 ditor duke përdorur këto pyetje për t’ju udhëzuar:
Cilat janë pikat më kritike të cilat duhet t’i shikoni që në muajin tuaj të parë?
Çfarë veprimesh duhet të ndërmerrni për të përmbushur qëllimet e përgjithshme, dhe kush do të jetë përgjegjës për ato?
Si do të matni rezultatet individuale si dhe të ekipit?
Kush do të ketë ndikimin kryesor tij në suksesin e këtij plani? Dhe si do të fitoni mbështetjen e këtyre individëve? Si do të ndikojë plani juaj te anëtarët e ekipit?
Çfarë qëllimi do të kenë takimet tuaja javore?
Si do të përfundohen takimet për t’u siguruar se të gjithë i kanë të qarta qëllimet e javës së ardhshme?
Cilat janë qëllimet e ekipit?
Dërgojani ekipit agjendën tuaj para përfundimit të ditës së punës.
Mbani takimet një nga një të cilat i keni caktuar në ditën e parë.
Dita 3– Bëni mbledhjen tuaj të parë me ekipin dhe përdorni këta hapa për të menaxhuar takimin.
Filloni në kohë. Ju jeni ai i cili caktoi takimin dhe krijoi agjendën.
Filloni duke u pajtuar me normat. Ju keni listën tuaj të normave, por së pari jepini grupit mundësitë të japin idetë e tyre. ju dëshironi që ata të përshtaten me normat, kështu që bëni një listë të shkurtër: Gjashtë ose më pak norma janë ideale.
Ndani planin tuaj 30 ditor me ekipin tuaj dhe kërkoni reagimet dhe informacionet e tyre. Në mënyrë të qartë përshkruani rolet e tyre brenda planit.
Përfundoni takimet duke i kërkuar çdo anëtari të vlerësojë performancën e këtij takimi krahasuar ne normat e takimit dhe fitoni angazhimin e tyre për veprimet specifike të cilat do t’i ndërmarrin para takimit të javës së ardhshme.
Ndjekja e këtyre hapave do ju sigurojë se ekipi e di se jeni të qartë për misionin, rolet e tyre në mision dhe si duhet të operojë ekipi.
Burimi: Entrepreneur
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.